Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka qenë në Burrel në një takim elektoral. Kryerepublikani duke paraqitur punën e këtyre katër viteve deklaroi se forca politike që përfaqëson ka qenë një partnere e rëndësishme në qeveri.
Fatmir Mediu: “Motra dhe vëllezër të Matit, çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, çdo vit punuam me përkushtim, jo vetëm dhe thjeshtë për t’u anëtarësuar në NATO, por për të realizuar standardet e anëtarësimit sepse ishin standarde për shqiptarët dhe në radhë të parë vendosëm shtetin e ligjit, të gjithë të barabartë përballë ligjit. Shteti i ligjit dhe të gjithë të barabartë përpara ligjit ishte detyrimi i parë, e dyta ndërtimi i institucioneve demokratike sipas standardeve evropiane.”
Në programin e republikanëve pikat kryesore janë zgjidhja përfundimtare e problemit të pronës private, por edhe vlerësimi i vuajtjeve që kanë kaluar të përndjekurit politik në të kaluarën./tvklan.al