Lidershipi i Prishtinës ka mirëpritur sot njohjet që erdhën mbrëmë nga dy shtetet fqinje, Mali i Zi dhe Maqedonia derisa mediat e shtypura dolën me tituj falënderues për Podgoricën dhe Shkupin.

Fatmir Sejdiu: “Unë mund të them se këto dy njohje kanë një vlerë të veçantë nga shkaku i parë sepse përmbyllet edhe cikli i njohjeve nga vendet fqinjë të Kosovës, përjashtimisht republika e Serbisë. Ka një peshë të veçantë sepse deshifron shumë mirë gravitimin dhe orientimin e talë dhe përmbajtjesor tek të dy vendeve, por dhe vendeve të tjera të rajonit, flas në këtë rast edhe të Kosovës, për të nxit dhe shpejtuar dhe zhvilluar proceset drejt integrimeve atlantike dhe për të pas po ashtu një dëshmim të veçantë të raporteve konkrete të mira mes vendeve”.

Hashim Thaçi: “Mirëpres duke respektuar qeveritë e dy vendeve fqinje, Malit të Zi dhe Maqedonisë për njohjen e Kosovës shtet i pavarur, sovran dhe demokratik. Beogradi nuk e përcakton as zymtësinë e as gëzimin për Prishtinën dhe kjo definitivisht duhet të largohet nga mendja e njerëzve në Kosovë”.

Njohjet nga fqinjët fituan një peshë të veçantë edhe për faktin që kjo konsiderohet një humbje e madhe për Beogradin një ditë pasi që arriti një fitore të vogël në asamblenë e përgjithshme të OKB-së.

“Është tepër me rëndësi njohja e fqinjëve të parë.”

“Dalëngadalë edhe me shtetet e vogla po e fiton pavarësinë edhe po e fiton njohjen që është një kënaqësi shpirtërore”./tvklan.al