Grupet parlamentare nuk kanë marrë ende asnjë se ku mund të diskutojnë mbi kriteret e anëtarëve të Gjykatës së Lartë me ekspertët që asistojnë kryetarin e shtetit në këtë proces. Ajo çfarë dihet me siguri është fakti se të paktën 66 emra kanë aplikuar për gjyqtarë të lartë.
Afati i fundit për aplikim është dita e martë, datë 24 qershor, e pas këtij momenti duket se do të fillojë angazhimi i plotë i të 9 ekspertëve për të përcaktuar standarde të qarta të përzgjedhjes. Ndërkohë mazhoranca dhe opozita vijojnë të jenë të ngërthyer në procesin e gjetjes së zgjidhjeve të qarta në rregulloren e Kuvendit.
Kjo për të mënjanuar kriza të mundshme siç ishte rasti i rrëzimit në seancë të 5 dekreteve për anëtar të Gjykatës së Lartë. Fatos Beja thotë se e ka gati një draft me propozime që nuk pranoi ta bëjë publik jashtë tryezave vendimmarrëse.
Fatos Beja: “Unë si deputet kam çuar propozime me shkrim për ndryshimin e rregullore qysh të premten. Rregullorja është rregullore për Kuvendin nuk është për presidentin. Kjo do të thotë që çdo kandidaturë fitet në një procedurë, në një filtër në të cilin edhe publiku dhe deputetët binden që kemi të bëjmë me kandidaturë më të mirë për këtë post të caktuar.”
PS pak ditë më parë hodhi për debat mediatik propozimet e saj për ndryshimin e rregullores së Kuvendit. Krahas propozimit për shqyrtimin menjëherë për dekreteve nga komisioni i ligjeve PS kërkoi thirrjen në një seancë dëgjimore të kandidatëve të propozuar nga presidenti i republikës./tvklan.al
Gazetare: Menada Zaimi