Lajme Arkiva 2003
Grupi negociator Shqipëri-Bashkimi Evropian ka biseduar pikat me të cilat do të zhvillohen bisedimet për raundin e parë të negociatave për marrëveshjen e asocim-stabilizimit. Pak orë para këtij fillimi të rëndësishëm kryenegociatori i palës shqiptare Ministri i Integrimit Sokol Nako ka kryer bisedimet e radhës me përfaqësuesit e Task-Forcë të kryesuar nga Priebe.
Rëndësi të veçantë fillimit të parë të negociatave i ka dhënë edhe kryeministri Fatos Nano në ,mbledhjen e komunitetit ndërministror të integrimit zoti Nano është angazhuar sërish të forcoj marrëdhëniet me opozitën dhe të ndikoj në përmirësimin e procesit zgjedhor.
Fatos Nano: Angazhimi ynë mbetet maksimal për të arritur standarde dhe objektiva të cilat paraqiten edhe si parametra dhe targete në negociata me përfaqësuesit e BE-së. Duke filluar nga konsolidimi i stabilitetit politik të vendit mbështetur në frymën e re të bashkëpunimi dhe të ballafaqimit midis mazhorancave dhe opozitave, midis aktorëve politik, veçanërisht në prioritetet e zbatimit të rekomandimeve të organizatës së bashkëpunimit dhe të sigurimit evropian dhe të ODHIR-it për përmirësimin e kodit zgjedhor me përmirësimin që kjo klimë dhe këto përmirësime produktive të reflektohen që me zgjedhjet lokale të tetorit 2003.
Në raundin e parë të negociatave pritet të diskutohen çështjet e integrimit në kuvendin kryesor do ta zërë përcaktimi i pikave të marrëveshjes së stabilizim-asocimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Sipas burimeve zyrtare bisedimet do të bazohen në raportin konfidencial të bashkimit Evropian për drejtësinë dhe punët e brendshme në Shqipëri./tvklan.al