Kabineti Meta do të vazhdojë të qeverisë dhe pas 1 tetorit sepse socialistët e kanë të sigurtë fitoren dhe në zgjedhjet lokale. Në bilancin e fazës së parë së fushatës, kryesocialisti Nano paralajmëroi organizimin e 36 mitingjeve të tjera elektorale në sheshet e qyteteve të Shqipërisë në 12 ditët e fundit të shtatorit. Nano denoncoi manipulimin e listave të votuesve nga pushtetarët lokalë demokratë në Durrës dhe Tiranë duke lënë të paregjistruar qytetarët. Nano iu kundërpërgjigj gjithashtu akuzave të Berishës në mitingun e Fierit.
“Vlora kishte datat korrik-gusht 1998. Janë fakte të vërteta që akuzojnë Berishën. Janë dokumentet e fundit që ndodheshin mbi tryeza pune dhe pasaporta në 14 shtator 1998. Natyrisht nuk më shqetëson dekonspirimi i turmës për këto dokumenta arshivash ligjore dhe të administruara për të gjithë administratat dhe brezat që vidhnin, por vazhdon të na bezdisë fakti që ky njeri preferon të marrë dokumentet duke sulmuar zyrat dhe nuk i përgjigjet asnjë ftese formale zyrtare legjitime të autoriteteve të zgjedhura nga shumica e shqiptarëve për të marrë në duar programe lista zgjedhësish projekte dhe dokumente të cilat i ofrohen dhe opozitës për të shprehur aftësinë e saj dhe përgjegjësinë e saj që e çon vendin më përpara.”/tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame