Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Të marrësh titullin profesor në shkencat e ekonomisë, thonë se është një krenari profesionale, dhe kur ky titull të jepet në detyrën e kryeministrit, gëzimi duhet të jetë i dyfishtë. Këtë ndjenjë pak kush mund ta provojë. Në elitën e profesorëve tani është anëtar edhe shefi i qeverisë shqiptare Fatos Nano. Titulli është miratuar që në datën 17 Prill, për trajtimin e temës, kthimi i teorisë ekonomike në politika ekonomike.
Fatos Nano:- “E konsiderojë mjaft prekëse, momentin kur rikthehem midis jush. Pra do t’i përgjigjesha menjëherë profesorit Kule, me disiplinën që më njihni për ta respektuar ngarkesën mësimore të programuar, duke theksuar njëkohësisht, që realisht ajo që më mungon më shumë në këto vite, të angazhuar në veprimtarinë politike, nuk ishte titulli profesor thjesht, por kontakti, me auditorin”.
Kryeministri e ka mbajtur menjëherë fjalën, për të respektuar ngarkesën mësimore dhe u ka dhënë leksionin e parë si profesor, në një seminar special, studentëve të vitit të IV të fakultetit të Ekonomisë dhe si çdo profesor me studentët e ti, kryeministri Nano ka biseduar me ta për 90 minuta./tvklan.al
Gazetare – Elona Meço