Lajme Arkiva 2003

Italia e ka korridorin e 8 një impenjim strategjik. Me këtë përgjigje kryeministri italian Silvio Berlusconi i është përgjigjur jo vetëm presidentit të rajonit të Pulias, Rafaele Fito por edhe kryeministrit shqiptar Fatos Nano.

Dy kryeministrat ai shqiptar dhe ai italian janë takuar në çeljen e sezonit të 17 të panairit fiera de levante ne bari të Italisë.

Kryeministri Belusconi tha se marrëdhëniet shumë të mira dhe miqësia personale që ka me drejtues të qeverive në rajon do të ndihmojë në përshpejtimin e projektit pan evropian.

Më tej ai u kërkoi biznesmenëve të pranishëm në këtë ceremoni të shikojnë me dashamirësi investimet në Shqipëri në funksion të realizimit më të shpejtë të korridorit të 8.

Dy kryeministrat kanë zhvilluar më pas një marrëveshje bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe rajonit të Pulias për nxitjen e marrëdhënieve me organizmat komunitare me universitete dhe institutet e kërkimit si edhe me institucionet që veprojnë në fushën e zhvillimit ekonomik social dhe kulturor.

Për të përcaktuar temat me interes të përbashkët do të ngrihet edhe një komunitet i përbashkët Shqiptaro –Italian.

Në takimin Nano-Berlusconi që është zhvilluar në pavijonin kushtuar Shqipërisë, Berlusconi duke folur për procesin e dinamizmit e procesit të negociatave me Bashkimin Evropian, ka garantuar homologun Nano se Italia do të vazhdojë të jetë avokate e Shqipërisë./tvklan.al