Kryeministri Fatos Nano ka shprehur gatishmërinë e qeverisë së tij për të plotësuar një nga kushtet për integrimin në NATO që ka të bëjë me realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Zoti Nano e dha këtë deklaratë pas takimit me homologun kroat Sanader dhe atë boshnjak Terziç. Lidhur me zgjedhjet Nano ka premtuar përmirësimin e administratës elektorale ndërsa ka kërkuar njohjen e rezultateve të votimit edhe nga ata që mund të humbasin.
Fatos Nano: “Besoj se jeni dhe ju në koherent të proçeseve politike vendase që përgatisin edhe përmirësime në administrimin zgjedhor dhe që do të vazhdojnë t’i konsolidojnë zgjedhjet edhe për vitin e ardhshëm si një proçes i standardeve normale ku fituesit dhe humbësit ftohen të pranojnë rezultatin.”
Për realizimin e shpejtë të reformave për rrugën që të çon drejt integrimit euroatlantik janë angazhuar edhe kyreministrat Sanader e Terziç, madje kryeministri boshnjak i tërhoqi vëmendjen Aleancës Veri -Atlantike që të reagojë më shpejt ndaj aspiratave për antarësim të vendeve ballkanike. Në takimin e krerëve të Ballkanit Perëndimor mungoi presidenti serbo-malazez Maroviç i shtruar në një spital të Parisit, ndërsa nuk ka mundur të fluturojë me helikopter drejt Tiranës kryeministri i ri maqedonas Hari Kostov. /tvklan.a