Kryeministri Fatos Nano, bashkëshortja Xhoana dhe djali i saj Klajdi kanë kaluar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës m ë saktë ata kanë qenë pjesëmarrës në një ndeshje futbolli mes Vllaznisë dhe Teutës së Durrësit “Loro Boriçi” për kampionatin kombëtarë të futbollit.
Por qëllimi i udhëtimit të kreut të qeverisë ishte përurimi i stadiumit “Loro Borici”, që për herë të parë në historinë e tij niste një ndeshje me drita, pasi javët e fundit është instaluar sistemi i ndriçimit në të.
Kryeministri Nano ka prerë edhe shiriti inaugurues për përfundimin e këtij investimi prej 300.000 Dollarësh nga UEFA. Më pas ai ka zbritur në fushën e stadiumit duke përshëndetur tifozët e shumtë që brohorisnin.
I shoqëruar dhe nga ministri i Pushtetit Lokal Ben Blushi, Nano ka ndjekur ndeshjen gjatë 90 minutave të saj. Njëkohësisht dhe bashkëshortja Xhoana dhe Klajdi 10-vjeçar janë duruar spektatorë të durueshëm.
Mbase këta kanë qenë dhe shansi i Vllaznisë të cilët kanë fituar dje ndaj Teutës 2 me 1./tvklan.al