Lajme Arkiva 2003

Pas rindezjes së situatës politike në parlament, pas kritikave të grupit parlamentarë socialist ku pritet të jap llogari të martën e javës së ardhshme, pas fërkimeve të para me zëvendës kryeministrin Ilir Meta, pas kritikave të institucionaeve ndërkombëtare të financave, shefi i qeverisë shqiptare Fatos Nano ka reaguar kësaj radhe për të siguruar se asgjë nuk do të ndryshojë në qeverisjen e tij, përfshirë këtu edhe kabinetin qeveritar.

Në fund të mbledhjes së përjavshme të qeverisë, kryeministri Fatos Nano,  sipas deklaratës zyrtare të Këshillit të Ministrave u ka kërkuar të gjithë anëtarëve të kabinetit të vazhdojnë  punën. Nuk ka ndryshime në qeveri ka siguruar Nano ata ministra të kritikuar jo vetëm në grupin parlamentar të partisë socialiste.

Duke ju referuar edhe sulmeve që i janë bërë atij dhe shumë prej ministrave të kabinetit nga lideri i opozitës,kryeministri Fatos Nano u ka kërkuar vartësve të tij tu përgjigjen atyre që i ka quajtur interesaxhinj dhe debutues shterpë. Një nga mënyrat që duhet të ndjekin ministrat sipas shefit të qeverisë është denoncimi nga ana e qeverisë i të gjitha rasteve të akuzave që përcillen në ambientin politik  dhe publik.

Deri më tani këtë rrugë e ka ndjekur ministri i Pushtetit lokal Ben Blushi dhe siç premtoi në parlament ta ndiqte edhe ministrja e kulturës Arta Dade. Të akuzuar thuajse çdo ditë nga lideri i opozitës për abuzime me fonde dhe mbrojtje të personave të inkriminuar./tvklan.al