Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Për rreth 90 minuta kryesocialisti Nano, ka bashkëbiseduar në hotel Rogner me ambasadorin amerikan, Josef Limpreht. Ne, do të eleminojmë defektet e vërejtura gjatë procesit zgjedhor, u shpreh Nano. Ai nuk ka konfirmuar ndryshimet e shpejta në kabinetin Meta dhe pse zërat për ndryshime janë shtuar. Sipas tij kryeministri Meta po përballon në lartësinë e duhur sfidat e qeverisjes.

Fatos Nano, Kryetar i PS:- “Është një sesion tjetër i takimeve tona miqësore dhe institucionale, për të kuptuar më mirë sensibilitetet e bashkëpunimit shqiptaro-amerikan, pas zgjedhjeve lokale në Shqipëri. Në situatën pas zgjedhore në Ballkan, përfshi dhe zgjedhjet në Kosovë dhe në dritën e progresit që po bën Shqipëria, përball angazhimeve të planit të aksionit që monitorojnë organizatat ndërkombëtare dhe qeveritë mike në Shqipëri”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame