Lajme Arkiva 2003
Shefi i qeverisë Fatos Nano kërkoi në Pogradec votat për kandidatin socialist Artan Shkëmbi ne nuk harruam por e falëm opozitën për atë tragjedi që i shkaktoi Shqipërisë në vitin 1997 u shpreh kryeministri.
Fatos Nano: Ne do ta dorëzojmë pushtetin kur të vendosni ju dhe jo kur i do qejfi të sëmurit doktor. Kryetari i Partisë Socialistë kërkoi votat e elektoratit socialist në Bilisht për kandidatin e Partisë Socialiste për kryetar bashkie Hodo Cane.
Kryeministri Nano u rikujtoi banorëve se vetëm për të vënë në funksion institucionet e djegura dhe të shkatërruara të vitit ’97, janë shpenzuar 500 milionë Dollarë.
Ne dimë të bashkëpunojmë me të gjithë shqiptarët sepse nuk e njohim dhe nuk e pranojmë luftën e re të klasave që kurdisi Berisha, deklaroi Fatos Nano në Bilisht. Sot kryeministri vazhdoi turin elektoral në Kamzë ku partia socialiste kërkon rikonfirmim të mandatit për Frangjinin kryetar bashkie.
Shefi i mazhorancës u propozoi kamzalinjve se me kërkesë të tyre mund të shndërrohej Kamza nga bashki në njësinë bashkiake numër 12 të kryeqytetit. Analiza e kryeministrit kësaj radhe ishte e shkurtër.
Pas përfundimit të aktit ligjor për legalizimin e banesave të ardhurve në këtë zonë, Fatos Nano deklaroi se nuk ka shifra dhe balance për të krahasuar qeverisjen socialiste me katrahurën që la Berisha./tvklan.al