Fejesa e vellait të Majkos me një vajzë nga Prishtina e quajtur Laura Ismaili ishte kontakti i parë mes dy familjeve asaj Majko nga Shqipëria dhe Ismaili nga Prishtina. Laura 23 vjeçare, vazhdon Universitetin në Prishtinë në vitin e tretë juridik. Vajza e osmanit pedagog në Universitetin e Prishtinës dhe e Besës avokate, duket se lidhja e saj me vëllain e kryeministrit shqiptar i ka filluar në kohën e krizës kosovare kur dhe familja Ismaili ishte instaluar për gati tre muaj në Tiranë.
Një pallat i zakonshëm në lagjen Dardania kanë pritur dje Kryeministrin shqiptar me familjen e tij dhe një pjesë të kabinetit qeveritar. Në bisedat mes krushqve është mësuar që i ati i vajzes ka shprehur dëshirën që tre djemtë e tjerë që ka t’i martojë në Shqipëri. Ndëra kryemisnitri Majko ka patur emocione jo vetëm ng kjo vizitë e parë por dhe nga krushqia Shqipëri-Kosovë./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego