Pas problemeve me farën e misrit në disa rrethe të vendit, fermerët e fshatit Goricaj në Lushnje kanë denoncuar një skandal që sipas tyre ka të bëjë me farën e domates. Ata kanë bërë një kallëzim penal ndaj firmës së shpërndarjes së farërave nga e cila kanë blerë edhe farën e domates, prodhimi i saj ka rezultuar me deformime gjenetike.

Në serat e prodhimit domatet janë të çara dhe me peshë mbi 1kg.

“Nuk i afrohet njeri kësaj domateje, kjo është tre domate në një kokërr. Ne e morëm për farë ekstra, na doli kjo.”

“ Na është thënë, maqedonasi e ka zgjedhur këtë farë për ju dhe ka ardhur shtëpi më shtëpi na ka bërë propagandë dhe na ka thënë do merrni këtë farë se është farë e re, është për eksport. Urdhëro, fenomenin tjetër. Ku ta çoj unë këtë domate?”

“Domatja e kemi marrë për 150 gram, 200 gram më e madhja, ajo ka dalë një kg si kokërr dhe vazhdon rritjen prapë.”

Fermerët kërkojnë dëmshpërblim nga firma e shpërndarjes së farërave. Ata thonë se firma u kishte premtuar cilësi të lartë dhe eksportin e saj në Maqedoni. Në farën e domates Lidia në zonën e Myzeqesë rezulton e mbjellë më shumë se 4 hektarë sera./tvklan.al