Varietete të shumta të kulturave bujqësore të prodhuara për vite me radhë në vendin tonë tashmë nuk ekzistojnë më ose një pjesë e tyre janë drejt zhdukjes. Kjo për shkak se fermerët parapëlqejnë të përdorin farë për mbjellje pa e ditur prejardhjen e tyre ndërkohë që në shumë pak raste është marrë mendimi i specialistëve të kësaj fushe. Në Institutin e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Lushnje ndodhen të magazinuara rreth 3000 lloje farërash të perimeve dhe drithërave të prodhuara në vend, por që nuk preferohen nga fermerët.

“Nëpër pikat e helmit i blejmë ne. Sivjet kanë qëlluar shumë të dobëta. Farishteve të domateve, specit, kastravecët shumë, shumë të dobëta. Të vish t’i shikosh nëpër sera ka ik domatja e hollë e gjatë dhe nuk lidh”.

“Nuk janë të informuar tamam siç duhet dhe vejnë e blejnë në treg, nuk vijnë ta blejnë këtu, vejnë e blejnë në treg të zi”.

“Në përgjithësi farnat i marrim nëpër pikat që tregtohen këtu në Lushnje, por nuk kanë dalë të cilësisë që kërkojmë ne dhe kanë dal me probleme, por po s’u dogje njëherë kshu do digjemi gjithmonë”.

Duke mos u përdorur gjeneracione të tilla të farërave cilësore të prodhuara në vend shumë prej tyre si fasulja qorre, speci, domatja janë drejt zhdukjes.

Isuf Çela: “Ky material gjenetik ka mbi 40 vjet, 50 vjet që është formuar dhe është ruajtur. Kjo është rëndësi që Ministria e Bujqësisë e ka ruajtur në mënyrë fanatike dhe këtu ka materiale, materiale të ndryshme gjenetike që po ç’frytëzohen nga specialistet, por ka dhe fara të humbura”.

Përdorimi i këtyre farërave shumë herë ka sjellë dhe dështimin e prodhimit të fermerëve çka ka shkaktuar një dëm jo të vogël në të ardhurat e tyre./tvklan.al

Gazetare: Anila Sefa

Montazh: Ergis Hasanbelli