Sipërfaqet e mbjella me kultura bujqësore në fushën e Myzeqesë janë dyfishuar në krahasim me një vit më parë. Ne ishim me kamerën tonë në komunën Kolonjë të Lushnjes, ku fermerët kanë filluar të vjelin prodhimet e para.

Sipas tyre kërkesat e tregut, por edhe çmimi i favorshëm kanë qenë dy nga arsyet që kanë çuar në zgjerimin e aktivitetit.

Fermeri: “Unë faktikisht sivjet shtova 2 dynym, pata 2 dynym vjet dhe sivjet shtova 2 të tjera për arsye sepse është edhe fitimet nuk ishin dhe aq të kënaqshme kështu që u detyruam të shtojmë pak sipërfaqe që të mbulojmë shpenzimet.”

Sistemi i serave me ngrohje i ka orientuar fermerët drejt prodhimit të domates dh kastravecit pavarësisht klimës së pafavorshme gjatë periudhës së mbjelljeve.”

Fermeri 2: “Çmimet deri tani janë të kënaqshme si për sallatoren dhe për domaten. Aktualisht tek sera ku jemi tani është ndjerë edhe subvencionimi i cili ka aplikuar vjet për sistemin e ngrohjes, i cili ka përfituar nga skema e subvencionimit të shtetit.”

Tregu i Lushnjës është një nga më të mëdhenjtë në vend, përveç cilësisë që ofron ky prodhim në raport me atë të importit, shtimi i tij pritet të ndikojë pozitivisht në uljen e çmimit të produkteve bujqësore./tvklan.al