Në rrethin e Lushnjës ka përfunduar aplikimi për përfitimin e subvencioneve në ullishte dhe vreshtari.

Viti 2010 shënoi për qarkun e Fierit numrin më të madh të fermerëve aplikantë, ndërsa Lushnja është rrethi i parë në Shqipëri me sipërfaqet më të mëdha bujqësore të futura në skenë.

Pas përfundimit të kësaj faze, kanë nisur kontrollet për të parë se si janë zbatuar kriteret e caktuara në skemë.

Isuf Çela: “Rëndësi ka që paraja të shkojë atje ku duhet dhe sipërfaqet e mbjella. Sidomos këto 2-3 vitet e fundit do të kontrollohen në vazhdimësi edhe nga Ministria e Bujqësisë, edhe nga drejtoria e qarkut, me qëllim që këta kultura që janë mbjellë dhe janë subvencionuar, të futen në prodhim sa më shpejt dhe të kenë një cilësi shumë të lartë”.

Fermerët nga ana e tyre janë të kënaqur me këto projekte pasi është një ndihmë shumë e madhe.

“Sa më shumë subvencionim, aq më shumë fiton edhe fermeri. Po të jetë interesi i ulët, se po qe interesi i lartë, s’kemi leverdi ashtu”.

“Kemi dhe ne më lehtë që të punojmë, ta zhvillojmë bujqësinë dhe ta bëjmë dhe prodhimet kërkohen cilësore tani nga ajo. Është plotësisht e drejtë”.

Pas kësaj faze do të nisë aplikimi për skemat në blegtori dhe serat diellore./tvklan.al