Republika italiane feston 62 vjetorin. Personalitete të njohura të artit dhe politikës kanë qenë të pranishëm për të përcjellë urimet e tyre tek përfaqësuesit e turpit diplomatik. Në ceremoninë e zhvilluar pasditen e 2 qershorit në ambientet e rezidencës italiane kanë marrë pjesë edhe kryeministri Berisha, ministri i mbrojtjes Oketa, ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, ministri i jashtëm zoti Lulzim Basha, ish-ministri Fatmir Mediu dhe politikanë e personalitete të tjerë.

Në fjalën e tij ambasadori italian Saba D’Elia, theksoi veçanërisht marrëdhëniet e shkëlqyera me Shqipërinë. Gjatë kësaj ceremonie u vlerësuan me titullin “Oficeri i urdhrit të meritës së republikës italiane”, 3 personalitete shqiptare të fushave të ndryshme. Kapiteni Kristaq Gërveni dhe publicistët dhe shkrimtarët Fatos Lubonja dhe Aurel Plasari.

Aurel Plasari: “Kam gjetur portën e mirë edhe puna ime dhe e kolegëve të mi i takon sa kulturës shqiptare aq dhe kulturës europiane”.

Analisti i njohur Fatos Lubonja, i cili për disa vite ka jetuar në Itali duket i dyzuar për titullin e marrë, ndërsa mban në duar këtë urdhër.

Fatos Lubonja: “Kam qenë pak kontradiktorë për të marrë për këtë çmim sepse ka qenë një situatë e vështirë me Italinë sidomos kohët e fundit. Po siç thotë një filozof i madh italian Norberto Bobbio, thotë ka 2 Itali thotë, është 1 Itali e gjenialitetit dhe talenteve, është dhe 1 Itali ajo Italia që në një farë mënyre sikur të ishte vetëm ajo nuk do ta kisha marrë këtë çmim, e kam parasysh dhe një ngjarje që ndodhi së fundmi edhe disa pjesë të Italisë që nuk kanë respekt për Shqipërinë..”.

Titulli i oficerit të urdhrit të meritës të republikës italiane u është dhënë këtyre personaliteteve si tregues i marrëdhënieve të mrekullueshme mes Shqipërisë dhe Italisë./tvklan.al