Festat e fundvitit kanë rritur ndjeshëm numrin e emigrantëve shqiptarëve që kthehen në atdhe. Fluksi i lartë i hyrjeve në kufijtë shqiptar është reflektuar dhe në fluksin e shtuar të automjeteve dhe pasagjerëve në pikat doganore.

Kështu në portin e Durrësit, vetëm përgjatë së dielës kanë mbërritur mbi 7 mijë pasagjerë dhe 2 mijë e 500 automjete. 1015 persona e 176 makina kanë hyrë edhe nga porti i dytë më i madh i vendit, ai i Vlorës.

Ndërkohë në Kakavijë, në 24 orët e fundit janë përpunuar rreth 10 mijë pasagjerë në hyrje dhe dalje të vendit.

Fluks të lartë hyrje-daljesh janë përpunuar dhe në pikën kufitare me Kapshticën ku po në 24 orët e fundit janë regjistruar 6303 qytetar në hyrje dhe 2444 në dalje.

Për të përballuar numrin e lartë të qytetarëve në hyrje-dalje të pikave kufitare, policia ka shtuar sportelet e përpunimit të udhëtarëve.

Nga situata e krijuar deri tani, autoritetet doganore parashikojnë fluks të shtuar në ditët në vijim që përkojnë dhe me festën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Tv Klan