Nutricionistët: 3 kg më shumë, disa e përjetojnë me stres
Festat lënë pas kilet e shtuara, por nutricionistët thonë se nuk duhet të shqetësoheni pasi ato mund të hiqen shumë shpejt nëse tregoni kujdes me ushqimin.
“Edhe nëse kemi abuzuar pak, nuk duhet të ndihemi në faj dhe të jemi të trembur, pasi organizimi jonë është një makineri perfekte që i ka të gjithë mekanzimat për ta pastruar trupin nga ngarkesat që ne kemi ngrënë. Shpesh herë nga frika e asaj që kemi ngrënë na ndodh që të abuzojmë në krah të kundërt pas festave dhe fillojmë me depurimin”.
Sipas dietologëve, ushqimet që konsumojmë gjatë festave na shtojnë deri në 3 kg në trupin tonë.
“Kemi abuzuar me alkoolin, ëmbëlsirat, kemi ngrënë yndyrna shtazore dhe proteina shtazore. Ajo që duhet të jemi të kujdesshëm është që të fillojmë një regjim të rregullt. Sallamrat, proshutat, gjelin e detit që na ka mbetur duhet t’i shtojmë për një periudhë më pas. 1, 2 apo 3 kile shtohen pas festave. Këto janë edhe një pjesë e kalorive dhe një pjesë nga lëngjet, por që janë të korrigjueshme, dhe këto bëhen me një regjim hipokalorik duke reduktuar yndyrnat shtazore. Për një muaj ato hiqen me regjim hipokalorik dhe humbasim deri në 4 kg në muaj”.
Por jo pak persona e marrin me stres shtimin në peshë.
“Ata që kanë një peshë trupore të rregullt ndikohen negativisht dhe ju krijon problemi këto kile, por më problematikë janë ato që janë obezë, pasi këta duan kohë për të hequr kilet, dhe duhet më shumë punë me ta”.
Aktiviteti fizik i shoqëruar me ushqimin e kujdesshëm dhe konsumimin e sa më shumë ujë dhe lëngje, është këshilla që dietologët japin për një trup perfekt.
Tv Klan