Durrësi po shndërrohet në një destinacion të preferuar për pushimet festive, veçanërisht për Krishtlindje dhe ndërrimin e viteve. Shtetas të shumtë italianë dhe turistë të tjerë të huaj kanë zgjedhur këtë qytet bregdetar për të kaluar ditët festive.
“Është shumë bukur. Qytetin e Durrësit e zgjedh prej vitesh. Është një nga qytetet më të preferuara në Shqipëri dhe e vlerësoj për mikëpritjen dhe veç verës këtu mund të qëndrosh edhe në dimër.
“Është shumë bukur, është një qytet që po rritet dhe mund të japë më shumë në të ardhmen.”
Aktualisht, hotelet në Durrës janë plotësisht të prenotuara për festën e Krishtlindjes. Përveç vendasve, edhe një numër i madh turistësh të huaj kanë zgjedhur të kalojnë festat në Durrës.
Blerim Norja, operator turistik: Shumica janë nga Bullgaria të cilët po themi gjashtë vitet e fundit kanë pasur një rritëm në rritje çdo vit e më shumë, por më shumë ka Bullgaria, Sllovenia. Këtë vit janë shtuar edhe Polonia, Italia dhe Rumania. Janë turistë të tre shteteve të tjera që kanë vendosur të festojnë vitin e ri në Shqipëri.
Rezervime të shumta ka edhe për ndërrimin e viteve, ku hoteleritë kanë prezantuar oferta atraktive me paketa tre-ditore.
Blerim Norja, operator turistik:Kemi bërë një pakletë tre ditore ku përveçse është përfshirë edhe dsrka gala, përfshin edhe ekskursione nëpër qytete historike që është Kruja dhe Berati. Paketa fillon që nga 30 Dhjetor deri më datë 2 Janar.
Gjatë këtyre ditëve, do të ofrohet një menu e pasur me gatime tradicionale shqiptare të kombinuara me elemente të kuzhinës moderne, duke e bërë sa më të pasur tryezën festive.
Arsen Çollaku, kuzhinier: Gjeli i detit, bakllavaja, kadaifi të cilat janë prezente në tavolinë. Përsheshi që është po ashtu autokton.
Për të ofruar një atmosfere sa më të ngrohtë festive, shërbimet turistike dhe i gjithë qyteti i Durrësit është veshur me dekorin shumëngjyrësh.
Klan News