Jo vetëm për të marrë rreze dhe për t’u zhytur në det, por pushuesit e zgjedhin Durrësin edhe për ofertën e pasur argëtuese.
Sportet ujore janë një nga mënyrat më emocionuese për të kaluar kohën dhe për të përjetuar adrenalinën në maksimum.
Nga Jet sky, xhiro me skaf, banane etj, turistët janë ata të cilët i shijojnë më së shumti.
Përpara se të zhvillojnë një aktivitet sportiv ujor, përdoruesit pajisen me jelekët e shpëtimit dhe njihen me rregulloren dhe zonën ku duhet ta zhvillojnë aktivitetin.
Vija bregdetare e Durrësit ofron pesë pika të licencuara për aktivitete sportive detare, të aprovuara nga autoritetet përkatëse.
Këto pika ofrojnë një shërbim të sigurt dhe të mbikëqyrur, duke garantuar që të gjithë të kenë një eksperiencë të mrekullueshme dhe të sigurt në ujë.
Këto aktivitete jo vetëm që sigurojnë argëtim për pushuesit, por gjithashtu kontribuojnë në një përvojë të plotë turistike në Durrës, duke i dhënë mundësi vizitorëve të shijojnë çdo aspekt të kësaj zone të bukur bregdetare.
Tv Klan