“Jemi në KZAZ 20 në Qarkun e Fierit dhe kemi një incident që ka ndodhur në këtë zonë zgjedhore në këtë grup të numërimit të votave. Pasi nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike është marrë një vendim për tu shpall e parregullt disa kuti votimi, të cilat ligji i lejon të rregullta. Kjo ndodhi vetëm ditën e sotme sepse prapë përpara dy ditësh dhe dje kemi zbatuar vetëm ligjin ndërsa ditën e sotme me ardhjen e ministrit Alibeaj e porositi kryetarin dhe i bëri presion të pezullojë kutitë e votimit. Arsyeja e pezullimit sipas tyre është sepse aty mungon shënimi i kartës së identitetit pasi është vetëm firma e personave ose është me kartë identiteti, por nuk shënohet numri. Ka edhe disa qendra votimi ku PD kishte rënë ndjeshëm… sepse këtë e lejon ligji. Sot në mënyrë të padrejtë në zonat ku janë të … me Partinë Socialiste dhe me presion ndaj kryetarit, i cili deri tani ka bërë një paraqitje mjaft të rregullt, i cili thotë se nuk ka çfarë bëj tjetër se në kanë kërcënuar, merret ky vendim. Mua më vjen keq sepse kjo ndodh kur jemi n ë fund të procesit dhe normalisht ndikon në rezultatin e votimit. Unë do t’i bëja thirrje të largohen nga këto veprime nga ky incident të cili me mosplotësimin e standardeve. Ne patëm një problem tjetër kur një komisionar plotësoi gabim procesverbalin dhe menjëherë kryetari i KZAZ-së e shpalli të pavlefshme kutinë e votimit për shkak se ishte prerë gabim procesverbali. Grupi i numërimit kërkonin një procesverbal të ri, procesverbali ishte 165 me 45 Partinë Socialiste dhe menjëherë e anuloi dhe e shpall të pavlefshme.”
Gazetari: “Sa kuti kanë mbetur akoma?”
“Kanë ngelur edhe 15 kuti, ata duan çdo kuti tani ta shpallin të pavlefshme. Kjo është metoda e Partisë Demokratike, në mënyrë historike ne këtë histori kemi me ta. Këta nuk e dimë ku jemi, është viti 2009 presim standarde, presim të jemi qytetar, presim të jemi evropian, por s’ke çfarë të bësh, këta do ta marrin, kështu veprojnë dhe mua më vjen keq sepse o bëjmë 3 ditë kemi shkuar shumë mirë, kemi bashkëpunuar shumë mirë dhe vjen momenti këta marrin veprime të tilla në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me votën e lirë të qytetarëve.”/tvklan.al