Simon Shkreli: “Jemi këtu në KZAZ nr.41, ora është afër 23 dhe numërimi ende nuk ka filluar. Kjo vjen si pasojë e një bllokimi që ka ndodhur që në orët e para të mëngjesit pasi komisionarët e Partisë Socialiste kanë kontestuar një kuti votimi e cila sipas tyre ka një vulë tjetër ngjyrëshe dhe një vulë tjetër ngjyrëshe pra vulën e sigurisë. Gjithashtu komisionarët e Partisë Socialiste nuk kanë sjellë dokumentacionin për ndryshimin e këtyre numëruesve të votave, pritet vetëm të vijë dokumentacioni i autorizuar nga partitë, kërkesa nga partitë që të fillojë dhe numërimi normal në KZAZ-në numër 41. Deri në këto momente janë numëruar 36 kuti votimi dhe mbetet për tu numëruar edhe 40 kuti të tjera.”/tvklan.al