Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Në qytetin e Fierit janë mbi 70 fëmijë me aftësi të kufizuar, të cilët kërkojnë të trajtohen nga ana arsimore. Këta fëmijë, kërkojnë të integrohen si të gjithë fëmijët e tjerë në jetë, por kjo aktualisht nuk është e mundur, pasi ndërtesa e vënë në dispozicion të tyre, nuk ka kushte të përshtatshme. Për këtë mësuesit e kësaj shkolle, janë ankuar edhe në drejtorinë arsimore të qytetit të Fierit, e në bashki, por deri tani asgjë nuk është bërë. Problemi aktual është sigurimi i një ndërtese më të madhe, pasi donator të huaj janë ofruar për të ndihmuar në pajisjen me mjete shkollore për këta fëmijë./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora