Lajme Arkiva 2003

Incidenti i ndodhur dy netë më parë në “Rozafa Palace” ndërsa festohej fitorja e zgjedhjeve nga Partia Socialsite ka pasur si dëshmitarë edhe përfaqësues të medias dhe shtypit. Njëri prej tyre kryeredaktori i emisionit Fiks Fare në Top Channel, Filip Çakuli e konsideron të shëmtuar incidentin  mes ministrit Luan Rama dhe kryeredaktorit të Vizion Plus Ilir Babaramo.

Filip Çakuli:  Ai e tërhoqi zvarrë, gati e rrëzoi nga shkallët Ilirin e shkretë. Jam krejt i revoltuar jo vetëm si Filip por edhe si kryeautor i Fiksit sepse kjo mund të më ndodh mua me gazetarët e mi.

Edhe si nënkryetar i shoqatës së gazetarëve profesionist Çakuli thotë se do i qëndrojë kërkesës që kjo shoqatë i drejtoi vetë Ministrit të Rendit për të dhënë dorëheqjen pas ngjarjes së rëndë.

Filip Çakuli:  Është dyfish i dënueshëm tani veçanërisht qëndrimi i Luan Ramës, i vetë ministrit pas këtij akti. Se ne prisnim të thoshte se ishte një gjë komplet e pakontrolluar, që ishte një moment nxehje e jashtëzakonshme, gjë që nuk i falet një titullari kaq të lartë, një qeveritari./tvklan.al