Vaksinat mund të arrijnë para muajt Mars
Situata me pandeminë në Maqedoninë e Veriut po shkon drejt stabilizimit. Gjatë periudhës së fundit shënohet ulje e ndjeshme e personave të infektuar me Covid 19, por edhe numri i pacientëve që janë shtruar nëpër spitale. Bashkë me këtë është ulur edhe presioni mbi qendrat për testim. Një ndër indikatorët e uljes së numrit të të infektuarve sipas Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe është mbyllja e lokaleve pas orës 18.00. Ai paralajmëroi se festat e fundvitit mund të shkaktojnë një valë të re infektimesh, por sipas tij, do të jetë një kurbë e vogël.
“Spitalet në gjithë vendin janë pothuajse gjysmë të zbrazura. Disa prej tyre ishin edhe pa shtretër të lirë, tani gjendja më nuk është ashtu. Në Klinikën Infektive në Shkup pas një periudhe të gjatë, ka mbi 30 shtretër të lirë po ashtu edhe në Klinikat Interne mbi 100 shtretër të lire. Me mbylljen e objekteve hotelierike është e qartë se kemi ulje serioze dhe efekt të madh të uljen e rasteve të reja. Besoj se edhe qytetarët do të jenë të vetëdijshëm në periudhën që vijon. Policia do të vazhdojë me intensitetin e tyre të punës”.
Sa i përket vaksinës kundër COVID-19 Filipçe njoftoi se ka gjasa që vaksinat do të arrijnë në Maqedoninë e Veriut para muajt Mars. Ndërkaq, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve se çfarë nëse dështon COVAX mekanizimi për shpërndarjen e vaksinës dhe si rrjedhojë vendi nuk do t’i merr mbi 800 mijë doza gjatë muajit mars, ai siguroi se qeveria do të bëjë gjithçka për të siguruar vaksinën duke shtuar se cilado vaksinë që do të arrijë në vend të plotësojë standardet e sigurisë.
“Të gjithë jemi në komunikim intensiv, nuk është vetëm COVAX-i si mekanizëm dhe prej këtu edhe një pjesë e optimizmit se edhe para COVAX-it ndoshta do të marrim ndonjë sasi të vaksinave që të nis imunizimi”, Nuk ka çmim për të cilin Qeveria nuk do të mund të paguaj për vaksinën, këtë dua ta them qartë dhe të dërgojë mesazh deri tek të gjithë. Të gjithë prodhuesit me të cilët bisedojmë, janë prodhues që kanë nisur proceset administrative për marrjen e licencave, që do të thotë se të gjitha vaksinat që potencialisht do të vijnë në vend janë të sigurta dhe të zhvilluara në platformë të sigurt”.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe iu bëri thirrje qytetarëve që festat e fundvitit t’i kalojnë në ambiente familjare. Personalisht, natën e ndërrimit të moteve do ta kalojë pranë familjes, siç tha, si shembull që qytetarët t`i respektojnë masat anti-COVID që janë në fuqi.
Tv Klan