Prokuroria e Krimeve të Rënda ka rifilluar hetimin për trafikim të bebeve nga Materniteti i Tiranës. Një dosje hetimore pezulluar rreth 2 vjet më parë nga Prokuroria e Rrethit është plotësuar me të tjera fakte hetimore nga Drejtoria e Antitrafikut në Policinë e Shtetit.

Bëhet fjalë për deklarim të vdekur të dy foshnjave të braktisura në maternitet në fillim të vitit ‘98. Prokuroria kishte filluar hetimin pas disa dyshimeve të ngritura nga punonjës varrmihës për disa arkivole foshnjash bosh. Nën hetim janë përveç dy ish-punonjësve të maternitetit dhe një ish-punonjës i morgut dhe një tjetër person emrat e të cilëve nuk deklarohen për shkaqe hetimi.

Disa javë më parë punonjës të Maternitetit dhe të Foshnjave të Braktisura kanë mohuar kategorikisht mundësinë e trafikimit të fëmijëve të braktisur në këtë institucion. Pas një pune dyvjeçare në lidhej me çështjet në fjalë, zyra antitrafik e ka dërguar këtë çështje pranë Porkurorisë së Krimeve të Rënda ku pritet një hetim më konkret kjo dhe pas raporteve të departamentit amerikan të shtetit ku flitet për trafik të miturish me burim vendin tonë. /tvklan.al