Për 13 minuta mund të shkosh në pikën më të lartë të kryeqytetit, Malin e Dajtit, kjo do të arrihet me vendosjen e teleferikut të parë për pasagjerë. Këshilli i Rregullim Territorit ka miratuar ndërtimin e kësaj linje ajrore prej 4.2 kilometrash. Të drejtën e ndërtimit të këtij teleferiku e kanë fituar inxhinier të institutit të ndërtimit dhe projektimit pyjor. Puna 10 vjeçare për realizimin e këtij projekti tashmë përkon me investimin prej 6.5 milionë eurosh. Specialistët priten të nisin punimet në muajin Prill, instalimi do të ndodhë pas 17 muajsh.

Arben Peto: “Instituti i studimeve pyjore është një institucion privat, unë jam pronar i tij dhe administrator i tij, kam paraqitur pranë bankave Shqiptare dhe pranë donatorëve të tjerë një plan biznes me një afat shlyerje prej 7 vitesh, natyrisht kam marrë përgjigje pozitive. Do të jetë një objekt social, do të ketë mundësi të hipi çdo shtresë e shoqërisë, pra do të jetë një teleferik popullor. Në planin tim të biznesit unë e kam parashikuar që shlyerja do të jetë pak më afatgjate duke marrë parasysh kushtet ekonomike sociale të Shqipërisë dhe Tiranës”.

Është menduar të ketë 22 kabina teleferike që do të nisen nga fshati Qesarak i komunës Dajt, 20 kollona mbajtëse do të jenë ato që do të sjellin pjerrtësinë kostante të teleferikut, shpejtësia e të cilit është caktuar të jetë 6m/sek.

Përsa i përket çmimit, inxhinjeri Peto shprehet: “Në afatin kohorë prej 1 minute kanë të drejtë të hipin 8 pasagjer, natyrisht pasi kanë kaluar procedurën e kontrollit të prerjes së biletës. Do të jetë një biletë vajtje-ardhje diku te 550 lekë”./tvklan.al