Nga “Inside Out 2” filmi i animuar me më shumë fitime deri tek “Joker 2” që dështoi t’i bëjë përshtypje kritikëve dhe audiencës janë disa prej projekteve kinematografike që dominuan në 2024.
Viti nisi me sezonin e çmimeve, ku drama historike “Openheimer” triumfoi duke marrë tre cmime për regjisorin e saj britanik Christopher Nolan si dhe për aktorët Cillian Murphy dhe Robert Downey Jr.
Oppenheimer, filmi i vitit 2023 me regji të Christopher Nolan, ka marrë përgjithësisht vlerësime pozitive nga kritikët dhe audienca. Në platformën Rotten Tomatoes, filmi ka një vlerësim prej 93% nga kritikët dhe 91% nga audienca, duke reflektuar pëlqim të gjerë.
Megjithatë, disa kritikë kanë shprehur mendime të ndryshme. Mark Hughes nga Forbes e cilëson filmin si më të dobët të Nolan deri më tani, në kontrast të fortë me vizionin e tij ambicioz dhe kompleks në “Dunkirk”.
Në anën tjetër, kritiku Matt Zoller Seitz nga Roger Ebert e përshkruan filmin si magjepsës dhe epik, të njerëzve që mendojnë se kontrollojnë botën.
Në përgjithësi, “Oppenheimer” është vlerësuar për regjinë e Nolan dhe performancën e aktorëve, por ka ngjallur diskutime për trajtimin e temave të tij dhe qasjen ndaj ngjarjeve historike.
Filmi biografik i suksesshëm triumfoi në çmimet Golden Globes, BAFTA dhe Screen Actors Guild (SAG) përpara se të merrte shtatë Oscar.
Ato përfshinin filmin më të mirë, regjisorin më të mirë për Nolanin, aktorin më të mirë për irlandezin Murphy, për portretizimin e tij të Robert Oppenheimer, fizikantit që udhëhoqi zhvillimin e bombës atomike në Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe aktori më i mirë dytësor për yllin e Hollivudit, Downey Jr.
Amerikania Emma Stone fitoi çmimin e saj të dytë Oscar, për aktoren më të mirë në rolin e saj në komedinë “Poor Things”.
Një film i drejtuar nga Yorgos Lanthimos dhe me aktoren Emma Stone në rolin kryesor, ka marrë vlerësime të ndryshme nga kritikët dhe audienca.
Disa e kanë lavdëruar filmin për kreativitetin e tij artistik dhe performancën e Stone. Shumë kineastë e cilësojnë atë si një kryevepër me skenar të shkëlqyer.
Megjithatë, ka edhe zëra kritikë që e konsiderojnë filmin si tentativë të dështuar për fuqizimin e grave.
Në përgjithësi, “Poor Things” duket se është një film që ndan opinionet, me disa që e vlerësojnë për inovacionin dhe performancat, ndërsa të tjerë e kritikojnë për përmbajtjen dhe mesazhet e tij.
Gara e aktores më të mirë ishte konsideruar si një nga garat më të ngushta me fituesen e çmimit SAG, Lily Gladstone, e nominuar për “Killers of the Flower Moon”. Nëse ajo do të kishte fituar, Gladstone do të ishte amerikania e parë që do të fiton një Oscar.
Filmi “Killers of the Flower Moon”, i drejtuar nga Martin Scorsese dhe bazuar në librin e David Grann, ka marrë vëmendje të madhe për tematikën, interpretimin dhe realizimin e tij.
Regjisori ka arritur të sjellë një histori të fuqishme dhe të dhimbshme, duke e kombinuar mjeshtërisht me një atmosferë autentike. Edhe interpretimi i Leonardo DiCaprio dhe Robert De Niro është vlerësuar si i jashtëzakonshëm, duke sjellë në jetë kompleksitetin moral të personazheve të tyre. Lily Gladstone, në veçanti.
Filmi trajton temën e genocidit të fshehur kundër popullit Osage në vitet 1920, duke e kthyer në një reflektim mbi racizmin, lakminë dhe padrejtësinë.
I bazuar në librin best-seller me të njëjtin emër të gazetarit David Grann, Killers of the Flower Moon na rrëfen historinë e vërtetë se si një biznesmen i bardhë dhe i vetë-shpallur mik i vërtetë i komunitetit indian Osage, orkestroi vrasjen brutale të një numri të konsiderueshëm anëtarësh të këtij populli në Oklahoma në vitet e hershme 1920.
Disa nuk bien dakord me zgjedhjen e Scorsese për t’u përqendruar më shumë te kriminelët sesa te viktimat e Osage, duke e bërë historinë të duket më e distancuar nga dhimbja e komunitetit.
Por megjithatë “Killers of the Flower Moon” konsiderohet një kryevepër kinematografike nga shumë kritikë për regjinë, performancën dhe tematikën.
Disa prej tyre kanë sugjeruar që filmi mund të ishte më i gjatë për të ruajtur ritmin pasi është mbi 3 orë.
Amerikania Da’Vine Joy Randolph, e cila gjithashtu ka dominuar sezonin e çmimeve me një Golden Globe, një Critics Choice Award, një çmim BAFTA si dhe një çmim SAG për rolin e saj si një nënë e vuajtur në ”The Holdovers”, fitoi çmimin më të mirë dytësor.
“The Holdovers” është një film dramë-komedi i vitit 2023, me regji të Alexander Payne dhe me aktorët Paul Giamatti, Da’Vine Joy Randolph dhe Dominic Sessa në rolet kryesore. Filmi është pritur pozitivisht nga kritikët, duke marrë vlerësime të larta për performancat e aktorëve dhe regjinë.
Në sajtin Rotten Tomatoes, filmi ka një vlerësim pozitiv, duke u cilësuar si një dramë-komedi të duhur për shikuesit që kërkojnë një film me dialog të pasur.
Për Angela Bassett, viti 2024 filloi me një triumf teksa mori një Oscar në Janar të 2024, për portretizimin e Tina Turner e deri tek roli i mbretëreshës së Wakanda.
Filmi për Tina Turner, “What’s Love Got to Do With It” (1993), është një biografi dramatike që tregon jetën e saj, nga fillimet e vështira deri te sukseset si një nga yjet më të mëdha të muzikës.
Filmi bazohet në autobiografinë e saj, “I, Tina”, dhe fokusohet kryesisht te marrëdhënia e saj me bashkëshortin dhe partnerin muzikor, Ike Turner.
Filmi është cilësuar si një lamtumirë e denjë për një yll që vendosi një standard të lartë në muzikë dhe kulturë pop.
Disa kritikë kanë vënë në dukje se pjesa më e madhe e filmit përqëndrohet në vuajtjet e saj personale, duke lënë më pak hapësirë për karrierën artistike. Ndonëse emocional, disa kanë argumentuar se filmi nuk sjell ndonjë qasje të re për një dokumentar biografik.
Mes të tjerash ndër projektet kinematografike që bënë bujë ishte edhe Filmi “Inside Out 2” që u bë filmi i animuar me fitimet më të larta të të gjitha kohërave në korrik. Aktualisht ai ka grumbulluar mbi 1.8 miliardë dollarë në arkat globale.
Filmi, një vazhdim i atij të 2015-ës që zbulon jetën e një vajze të re, që tejkaloi fenomenin e Disney-t të vitit 2019 “Frozen 2”, i cili fitoi 1.45 miliardë dollarë në mbarë botën. “Inside Out 2” gjithashtu tani qëndron në vendin e 8-të në renditjen globale të shitjes së biletave.
“Inside Out 2” ka marrë reagime të ndryshme nga kritikët. Disa e vlerësojnë si një rikthim të suksesshëm të Pixar-it, ndërsa të tjerë shprehin zhgënjim.
Sukses i jashtëzakonshëm ishte edhe për dyshen e Marvel Deadpool & Wolverine”, me Ryan Reynolds në rolin e Deadpool, një personazh i njohur për shaka dhe Hugh Jackman si Wolverine, një mutant me kthetra të mprehta. Në arkat botërore ai ka korrur 1.33 miliardë dollarë në mbarë botën.
“Deadpool” është një film aksion-komedi që ka bërë një revolucion në zhanrin e filmave të superheronjve. Me një performancë të paharrueshme nga Ryan Reynolds, Deadpool është një personazh i ri për publikun, duke sjellë humor dhe katarsis.
Për disa kritikë filmi mund të duket disi i përsëritur dhe i parashikueshëm për ata që janë të njohur me stilin e Deadpool dhe formatin e tij.
Sipas ekspertëve ata që pritën një film tradicional të Wolverine me shumë aksion dhe elemente fantastike, “Logan” mund të duket më i ngadalshëm dhe më i trishtuar.
Animacioni “Despicable Me 4” u rendit i treti me 969 milionë dollarë, ndërsa vazhdimi epik fantastiko-shkencor i Timothee Chalamet “Dune: Part 2” fitoi 714 milionë dollarë.
Në “Despicable Me 4”, kritikët kanë vlerësuar animacionin energjik dhe humorin e zakonshëm të Minioneve, por disa kanë kritikuar mungesën e zhvillimit të thellë të karaktereve.
Variety e përshkruan filmin si “argëtues, por i mbingarkuar me karaktere të padobishme”. Nga ana tjetër, shikuesit kanë vlerësuar humorin dhe argëtimin që ofron filmi, duke e konsideruar atë një mundësi të mirë për familjet.
“Dune” (2021), një adaptim i veprës kult të Frank Herbert, ka marrë shumë vleresimi pozitive. Një nga aspektet më të lavdëruara të filmit është pamja e tij mahnitëse.
Kinematografia, e udhëhequr nga Greig Fraser, është shpërblyer për bukurinë e saj vizuale dhe ndihmon në krijimin e një atmosfere unike dhe epike. Peisazhet e shkretëtirës dhe dizajni i hapësirave janë veçanërisht tërheqës.
Timothée Chalamet, në rolin e Paul Atreides, është vlerësuar për interpretimin e tij të fuqishëm dhe të ndjeshëm. Jason Momoa, Oscar Isaac dhe Zendaya gjithashtu kanë marrë vlerësime pozitive për rolet e tyre mbështetëse, por për disa Zendaya ka një rol të vogël në këtë film.
Disa kritikë kanë argumentuar se filmi mund të jetë i ngadalshëm për ata që nuk janë të njohur me librin. Historia është e ngarkuar me informacion dhe është e ndarë në dy pjesë, duke lënë shumë pyetje pa përgjigje.
Top 5-shen më të mirë e mbyll “Godzilla x Kong: The Neë Empire”, i cili fitoi 571 milionë dollarë.
“Godzilla vs. Kong” (2021) një nga pikat më të forta të filmit janë efektet speciale dhe sekuencat e aksionit, që janë të mbushura me betejat epike midis Godzillës dhe Kongut.
Shumë kritika thonë se fabula është e dobët dhe e parashikueshme. Pjesa më e madhe e filmit është e fokusuar në aksion dhe nuk ka zhvillim të thellë karakteresh, veçanërisht për njerëzit që janë pjesë e historisë.
Viti 2024 gjithashtu u shoqërua me disa vazhdime të shumëpritura, duke përfshirë atë të regjisorit amerikan Tim Burton të komedisë së tij horror të vitit 1988 “Beetlejuice”.
“Beetlejuice Beetlejuice” ribashkoi kastën duke përfshirë Michael Keaton dhe Winona Ryder, ndërsa solli në skenë shumë aktorë të rinj si Jenna Ortega.
Filmi është një shembull i shkëlqyer i stilit unik të Tim Burton, me një atmosferë të errët dhe të çuditshme që krijon një botë fantazi.
Beetlejuice, i luajtur nga Michael Keaton, është një personazh i paharrueshëm, i mbushur me humor të errët dhe energji të çmendur.
Shumë kritika e vlerësojnë performancën e Keaton, i cili shpërfaq një interpretim të jashtëzakonshëm të një shpirti kaotik.
Joaquin Phoenix riktheu rolin e tij si Joker në vazhdimin e ri të filmit për DC Comics, ku intepreton gjithashtu Lady Gaga si Harleen “Lee” Quinzel, AKA Harley Quinn.
Megjithatë, pavarësisht se filmi origjinal i vitit 2019 “Joker” fitoi vlerësime të larta dhe dy Oscar – duke përfshirë një çmim për aktorin më të mirë për Phoenix – “Joker: Folie a Deux” nuk u prit siç ishte parashikuar nga audienca.
Filmi ka një rezultat të ulët prej 32 % në sajtin Rotten Tomatoes dhe deri më tani ka fituar një total prej 206 milionë dollarësh kundrejt 300 milionë dollarëve të raportuara që kushtoi për t’u realizuar.
Gjithashtu edhe regjisori i njohur amerikan Francis Ford Coppola u përball me kritika të ashpra për filmin e tij fantastiko-shkencor “Megalopolis”, ku luan Adam Driver si një arkitekt-shkencëtar që dëshiron të përmirësojë një version imagjinar të qytetit të Nju Jorkut të quajtur Roma e Re.
Projekti i vetëfinancuar i Coppola-s prej 120 milionë dollarësh ka një rezultat prej 45% në sajtin Rotten Tomatoes dhe ka fituar vetëm 13.7 milionë dollarë në mbarë botën.
Filmi “Madame Web” i Dakota Johnson gjithashtu rezulton dobët pasi ka fituar vetëm 100 milionë dollarë në mbarë botën. Kritikët e përshkruajnë filmin si ndoshta filmi më i keq i realizuar ndonjëherë. Po ashtu, Escapist Magazine e quan filmin një kaos duke kritikuar karakteret e dobët.
Komedia e regjisorit britanik Matthew Vaughn “Argylle” thuhet se kushtoi 200 milionë dollarë, por fitoi më pak se gjysmën e tyre 96 milionë dollarë në arkë.
Projekti kinematografik “Furiosa: A Mad Max Saga” i regjisorit George Miller, me Anya Taylor-Joy dhe Chris Hemsëorth fitoi 173 milionë dollarë në mbarë botën.
Ajo kishte një buxhet të raportuar prej 168 milionë dollarësh. Yjet e Hollivudit zbritën në Rivierën Franceze për Festivalin e Filmit në Kanë në maj të 2024 dhe për Festivalin e Filmit të Venecias në verë.
Mes tyre ishte edhe Demi Moore e cila interpretoi në projektin kinematografik “The Substance” në Kanë.
Ishte hera e parë në më shumë se një çerek shekulli që Moore, i cili u bë një simbol seksi përmes filmave si “Striptease” në vitet 1990, ishte në festival.
Në Venecia, filmi i parë në gjuhën angleze i regjisorit spanjoll Pedro Almodovar “The Room Next Door”, i cili trajton temat e rënda të eutanazisë dhe ndryshimeve klimatike, fitoi çmimin prestigjioz “Luani i Artë”. Me rolet kryesore Tilda Swinton dhe Julianne Moore, filmi mori ovacione të shumta kur u shfaq premierë në Venecia.
Angelina Jolie pas shumë kohësh shkëlqeu në interpretimin e filmit biografik “Maria”, në të cilin luan rolin e sopranos Maria Callas gjatë ditëve të fundit të jetës së saj.
Për vetë aktoren e hollivudit, portretizimi i një prej sopranove më të mëdha të të gjitha kohërave dhe mësimi për të kënduar për rolin në filmin “Maria” të regjisorit Pablo Larrain ishte i frikshëm, por terapeutik.
Filmi “Maria” tregon ditët e fundit të sopranos Callas në Paris, kur ajo kishte varësi ndaj drogës. Callas ishte një soprano greke e lindur në SHBA dhe një nga zërat më të njohura të operës. Ajo vdiq në vitin 1977 në moshën 53-vjeçare.
Ceremonia vjetore e çmimeve të filmit në Francë mori kritika në Shkurt të 2024 me një qendrim të fortë nga aktorja Judith Godreche e cila foli kundër dhunës seksuale në industrinë e filmit. “Pse të pranojmë që ky art që e duam kaq shumë, ky art që na bashkon, të përdoret për trafikimin e paligjshëm të vajzave të reja” tha Godreche në ceremoninë e 49-të të Çmimeve Cesar.
Policia nisi një hetim pasi Godreche paraqiti një ankesë për dhunë seksuale kundër regjisorit francez të filmit Benoit Jacquot, 77 vjeç, me të cilin ajo kishte një lidhje në fund të viteve 1980 kur ishte e mitur.
Disa muaj më vonë, Godreche solli filmin e saj për lëvizjen #MeToo në festivalin e Kanës.
Filmi i shkurtër 17-minutësh “Moi Aussi” (“Edhe unë”) përmban dëshmitë e viktimave të abuzimit seksual dhe u shfaq në ceremoninë e hapjes së konkursit “Un Certain Regard”.
Ndërkaq një tjetër yll që shkëlqeu ishte edhe aktori Johnny Depp që mori çmimin për arritje jetësore në Festivalin e Filmit në Romë në Tetor. Depp u nderua me çmimin nga aktori Riccardo Scamarcio, i cili luan në dramën biografike “Modi – Tri ditë në krahun e çmendurisë”, të cilën Depp e drejtoi dhe që u shfaq në edicionin e 19-të të festivalit të filmit në kryeqytetin italian.
Filmi tregon jetën e artistit bohem italian Amedeo Modigliani, i njohur si Modi për miqtë e tij, gjatë tre ditëve ku ai përfshihet në një seri ngjarjesh kaotike në Parisin e viteve 1916.
Klan News