Policia arrestoi shoferin e furgonit që të premten përplasi një motorë në rrugën Lezhë-Milot duke i shkaktuar vdekjen motoristit.
Hetimet tregun se Mark Macaj, dyshohet se është futur në parakalim të gabuar me furgon duke përplasur motorçikletën. Ai u referua në Prokurori për akuzën e “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.
Nga aksidenti i rëndë humbi jetën 56-vjeçari Pavlin Ndoj, i cili nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.
Tv Klan