“Vetë ke mbet” ishte kënga e përzgjedhur nga Era në natën e tretë të X Factor Albania në Tv Klan. një këngë e performuar me shumë ndjenjë, ku ajo pranoi se përfshiu edhe një pjesë të sajën, por pa u zgjatur më tej.
Komentin e parë erdhi nga Adi Krasta i cili u ndal në dy epitete të përdorura vazhdimisht si “diva” dhe “ikona”. Anëtari i jurisë shprehu pakënaqësi për përdorimin e tyre pa kriter duke thënë se ka disa karakteristika që lidhen me këto atribuime. Ai cilësoi edhe dy artistet që i meritojnë këto veçime.
Adi Krasta: Unë kujtoj gjithmonë Pagarushën, një pjesë e brezit ka parë gjithmonë Pagarushën 70-8- vjeçare, por Pagarusha ka qenë edhe e re, me një zë të jashtëzakonshëm, me një personalitet artistik. Këto kohët e fundit kemi dëgjuar që njerëzit quhen “diva”me një lehtësi shumë të madhe. “Diva”, “ikona”. Nuk je “divë” dhe ‘ ikonë” kaq kollaj. Duhet të kesh shumë karakteristika për të qenë “divë” dhe “ikonë. “Divë” dhe “ikonë” në Shqipëri janë Pagarusha dhe Vaçe Zela, mbyllet historia!/tvklan.al