Filmi i ri i James Bond nuk po gjen rehat. Publikimi i No Time To Die është shtyrë sërish për shkak të pandemisë. Fillimisht premiera e filmit u shty nga Prilli në Nëntor. Por drejtuesit kanë vendosur që as muajin tjetër fansat të mos e gëzojnë së shikuari filmin.
Është vendosur që premiera të jetë më 2 Prill të 2021-shit. Sipas drejtuesve, qëllimi është që No Time To Die të arrijë një audiencë ndërkombëtare në kinema.
“E kuptojmë që shtyrja do të jetë zhgënjyese për fansat, por mezi presim që të publikojmë No Time To Die vitin e ardhshëm”, thuhej në një deklaratë.
No Time To Die pritet të jetë filmi i fundit i Daniel Craig si agjenti sekret britanik. Kujtojmë që filmi i fundit i James Bond, Spectre, arriti fitime deri në 900 milionë dollarë në 2015-n.