Qyteti i Vlorës ishte stacioni i radhës i turit veror të “Akademisë së Yjeve”. Qytetarët e Vlorës u ndezën duke brohoritur, kënduar e kërcyer për 3 orë me radhë së bashku me yjet e rinj, të cilët u prezantuan për herë të parë në televizionin Klan në spektaklin “Akademia e Yjeve”.
Nuk ishte fare e nevojshme të bëhej prezantimi i finalistëve sepse gjithë sheshi dinte emrat e Irisit, Kristit, Sajës, Jurit, Gracianos, Anxhit, Klevisit, Anës të cilët këndonin, kërcenin e komunikonin me publikun në shesh si artistë me shumë eksperiencë.
Ky koncert u mbështet nga bashkia e Vlorës dhe Kryetari i saj Shpërtim Gjika, si dhe Pepsi, Raiffaisen Bank dhe Drita taravel. Sonte artistët e “Akademisë së Yjeve” mbyllin turin e tyre veror me qytetin e Elbasanit. Ftohen të gjithë qytetarët elbasanas sonte në orën 20 e 30 në sheshin “Gensher”./tvklan.al