“Unë mund të jem stari i Akademisë së Yjeve”, ky është slogani i fushatës verore publicitare që kompania Pepsi ka shpërndarë anë e mbarë Shqipërisë, duke amplifikuar suksesin e madh të Akademisë së Yjeve 4.
Në çdo udhëtim drejt një qyteti një billboard i ri starton nisjen për koncertin e radhës. Me famën tashmë të konfirmuar dhe besimin që edhe qytetarët dhe pushuesit e Vlorës do ti prisnin shumë ngrohtë, dje artistët e rinj të Akademisë së Yjeve ishin të ftuarit e kryebashkiakut të Vlorës zotit Shpëtim Gjika.
Plazhi përpara akademisë së marinës ishte mbushur plot me njerëz që prisnin të ndiqnin koncertin.
Dhe mbrëmë 12 artistët e rinj treguan se tashmë kanë tërhequr jo vetëm rininë , por gjithë admiruesit e muzikës së bukur, moderne e folklorike. Por jo vetëm kaq, ata performuan fragmente nga “Muzikal Hight School”, duke dhënë gjithçka moderne e tradicionale për të gjitha grup moshat.
Gazetari: “Si ju duket atmosfera sot?”
“Shumë e bukur.”
“Shumë bukur, janë të gjithë shumë të mirë.”
“Jetoj jashtë dhe me sa kam parë jashtë dhe këtu më pëlqen jashtë mase.”
“Shumë mirë një mrekulli e vërtetë, na lejoni të kënaqemi këtë vërë shumë.”
Energjia dhe talenti i performancës së tyre entuziazmuan për 3 orë me radhë mijëra spektatorë të pranishëm./tvklan.al