“Unë mund të jem star i Akademisë së Yjeve” Ky është slogani i fushatës verore publicitare që kompania Pepsi ka shpërndarë anembanë Shqipërisë. Duke amplifikuar suksesin e madh të Ky është “Akademisë së Yjeve 4”. Në çdo udhëtim drejt një qyteti një billboard i ri starton nisjen për koncertin e radhës.
Turi veror i Akademisë së Yjeve mbrëmë u ndal në qytetin e Elbasanit. Ndërkohë që skena bëhej gati qytetarët filluan të mbushin sheshin, pasi artistët e rinj të “Akademisë së Yjeve” janë të mirëpritur tashmë në këtë qytet. Për të dytin vit koncerti i Akademisë së Yjeve konsiderohet si mbrëmje feste nga banorët e Elbasanit dhe Kryetari i Bashkisë Qazim Sejdini, të cilët edhe mbrëmë nuk harruan te ndiznin fishekzjarrët.
“Të gjithë konkurrentët kanë qenë shuam të mirë dhe kanë dhënë shumë, të shkëlqyer.”
“Shumë bukur, më pëlqen.”
“Ishte shumë bukur, shfaqja ishte shumë e lezetshme edhe u kënaqa.”
Të sjellin alegri dhe festë kudo në sezonin e verës duke performuar muzikë e kërcime të të gjitha zhanreve skenike – ky është qëllimi i organizatoreve të këtij turneu, i cili po vazhdon të emetojë suksesin e madh të edicionit televiziv.
Elhaida Dani: “Skena e Elbasanit shumë entuziaste, shumë e bukur, po ja kalojmë shumë mirë. Shpresojmë që edhe Elbasani të kënaqet ashtu si ne.”
Nita Latifi: “Shumë mirë se kam pritur që do të na presin kaq mirë, të gjithë të çuar në këmbë edhe pse këngët nuk janë kaq shuam ritmike. Jemi shumë mirë.”
Me datë 1 gusht Akademia e Yjeve do të japë koncertin e radhës open air në qytetin e Sarandës./tvklan.al