Pas turit të audicioneve në qytete kryesore të Shqipërisë, stafi i spektaklit “Akademia e yjeve” dje zhvilloi fazën e dytë të seleksionimit të konkurrentëve që do të marrin pjesë në edicionin e 4.

Nga 55 të rinj të seleksionuar nga rrethe të ndryshëm të vendit do të përzgjidhen 18 konkurrentë që do të kenë fatin të hyjnë në shkollën e këtij seriali televiziv për të mësuar në zhanre të ndryshëm të performimit të këngës dhe kërcimit, e për 3 muaj të jenë pjesëmarrës në spektaklin talent show më të suksesshëm “Akademia e yjeve.”

Organizatorët këtë vit janë tepër të kënaqur nga niveli i konkurrentëve dhe  dilema se kush e meriton të hyjë në 18-shen më të mirë. është problemi kryesor i stafit të këtij spektakli.

Audienca e lartë e edicionit të kaluar dhe turi i suksesshëm veror që u organizua gjatë muajve korrik-gusht të 2008 kanë qenë ndikuesit kryesor për rritjen e nivelit të konkurrentëve pohojnë organizatorët.

Ditën e shtunë stafi “Akademisë së yjeve” zhvendoset në Prishtinë në televizionin Klan Kosova nga ora 10 deri në orën 14, për ti dhënë mundësi edhe  të rinjve të Kosovës të jenë pjesëmarrës në këtë spektakël.

Ditën e hënë do të mësojmë se cilat janë konkurrentët e edicionit të katërt të spektaklit të televizionit Klan “Akademia e yjeve”./tvklan.al