Tirana dhe Flamurtari do të rikthehen pasditen e 6 majit përballë njëra tjetrës në finale e kupës së Shqipërisë pas 13 vjetësh. Në vitin 1996 bardheblutë dolën fitues nga kjo ndeshje. Një takim i rrallë sipas një prej protagonistëve të atëhershëm.

Indrit Fortuzi: “Ekipi i Flamurtarit ka bërë një ndeshje jashtëzakonisht të mirë, kryesonte gjatë gjithë ndeshjes dhe ne kemi barazuar në fund dhe mbaj mend që kemi fituar me penallti. Ka qenë me të vërtetë stadiumi nga ato të pakta herët që ka qenë plot.”

Por Johan Driza ish-futbollist i Flamurtarit ka arsye ta mbajë mend mirë atë takim, dhe thotë që Tirana e fitoi me hile.

Johan Driza: “Në minutën e 86 një gabim i arbitrit bëri që ndeshja të barazohej. Malko pason me dorë në zonë te Nevil Dede dhe Tirana barazon edhe mbash shtesave loja u mbyll me barazim dhe u desh që të luhej me penallti. Këtë ndeshje e mbaj mend më mirë pasi kam humbur dhe penalltinë e pestë që mund të na sillte trofeun në Vlorë.”

Edhe në “Niko Dovana” të Durrësit aty ku do të luhet finalja e sivjetshme, për drizën historia përsëritet. Ekipet vijnë sit ë barabarta.

Johan Driza: “Për mua Flamurtari dhe Tirana e nisin të barabarta, 50-50 për të marrë trofeun, nuk duhet të nisemi fare nga renditja që ka aktualisht Tirana pasi është vetëm një ndeshje. Shpresoj që Flamurtari të arrijë të fitojë nesër dhe mundësitë i ka.”

Ndërsa ish-sulmuesi i Tiranës thotë se mundësitë i ka Tirana pasi flamurtari e ka arritur objektivin, daljen në Evropë si finalist e kupës.

Indrit Fortuzi: “Flamurtari besoj dmth ka bërë një rrugë të mirë, por meqenëse është dhe në përpjekje, në luftë për mbijetesë, do ketë një lloj lodhje të dyfishtë sepse luan dhe për luftën për mbijetesë. Mbase do të jetë pak e sforcuar ose një teprim, mbase dhe të dali mbasi të marri kupën, megjithatë ka arritur besoj objektivin kryesor që të dali ën kupat e Evropës.”

Flamurtarit i mungon trofeu i kupës së Shqipërisë që prej 1988, ndërsa Tirana e fitoi për herë të fundit në 2006./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe