Ka ndërruar jetë në spital 22-vjeçari finlandez përgjegjës për masakrat më të rënda në vend. Rreth orës 11 të paradites me orën lokale, studenti 22-vjeçar i maskuar me një çantë të zezë në dorë është futur në një shkollë profesionale në qytetin e Kauhajokit 290 km larg Helsinkit. Dhe ka hapur zjarr para kujtdo që i dilte përpara, duke i marrë jetën të paktën 9 personave dhe më pas ka qëlluar mbi veten.
Me armët e tij ai ka plagosur edhe disa studentë, por numri i saktë i tyre nuk bëhet i ditur. Në momentin e ngjarjes në kampus ndodheshin të paktën 150 nxënës. Ndërkaq bëhet e ditur se vetëm një ditë më parë policia lokale kishte arrestuar të riun, i cili kishte marrë leje për përdorimin e armëve dhe më pas e kishte lëshuar atë.
I riu identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur kishte publikuar 4 video shqetësuese në rrjetin You Tube. Në këto video ai dukej që qëllonte me pistoletë dhe thonte fjalët është radha jote.
Faqja e You Tube i fshiu këto video menjëherë pas masakrës. Të shtënat e sotme ndodhën pothuajse një vit pasi një person i armatosur vrau 8 persona dhe veten në një shkollë në jug të Finlandës./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle