Prokurori Kol Hysenaj: “Deklarimin fajtor të të pandehurit John David Brown për kryerjen e veprës penale të “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dënimin e tij me 20 vjet burgim.”
Avokatja: “John David Brown nuk ka kryer marrëdhënie seksuale dhe homoseksuale me fëmijët, por i ka trajtuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Prokuroria nuk ka provuar veprën penale”
Ka përfunduar kështu dueli ligjor mes akuzës dhe avokatit anglez David Brown. Ka qenë i vëmendshëm në çdo fjalë të përkthyesit të tij. I pandehuri Brown, duke dashur të kuptojë njëherë e mirë fjalët e fundit të prokurorit dhe faktet në të cilat është mbështetur akuza ndaj tij.
Në konkluzionet përfundimtare prokurori ka cituar dëshmi direkte të fëmijëve që kanë deponuar në prokurori. Në ligjëratë të drejtë prokurori ka lexuar dëshmitë e tyre duke rrëfyer një pjesë të abuzimit seksual me të miturit, nga ana e bamirësit David Brown.
Qendra bamirëse “Fëmijët e tij” u ngrit nga David Brown dhe shërbeu për më shumë se dy vjet, si streha e dhjetëra fëmijëve të braktisur dhe ata në gjendje të rëndë ekonomike. Bashkë me David Brown në një tjetër proces, por me të njëjtën akuzë, janë vënë dhe dy anglez të tjerë të ekstraduar muajt e fundit, Dino Kristodulo dhe Robin Arnold.
Historia me pedofili me të miturit shqiptar brenda mureve të një qendre bamirëse u padit nga një nëpunëse e brendshme. Abuzime me fëmijë të moshës nga 4 deri në 15 vjeç, arritën kulmin kur prindërit e tyre u bënë dëshmitar të rrëfimeve skandaloze.
Ky është i pari proces penal që gjykata shqiptare ka hapur ndaj shtetasve të huaj nën akuzën e pedofilisë./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani