4 të vdekur dhe 4 të plagosur ka qenë bilanci tragjik i tre aksidenteve të ndodhura 24 orët e fundit në rrugët e vendit. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë në superstradën Shkodër-Lezhë. Si pasojë kanë mbetur të vdekur dy drejtuesit e automjeteve Pëllumb Skeja 30 vjeç, agjent i SHGB dhe Math Thanza 41 vjeç. Ndërkohë që janë plagosur edhe dy persona të tjerë.
Sipas policisë shkak i aksidentit është bërë parakalimi i gabuar i njërit prej automjeteve. Dy persona të tjerë, një çift emigrantësh Arjan e Blerina Biçaku, përkatësisht 27 dhe 25 vjeç. Humbën jetën në një tjetër aksident në Lushnje.
Rajmonda Biçaku u plagos rëndë. Këta janë viktimat e para të rrethrrotullimit të Bubullimës, një kronikë e paralajmëruar. Policia e qarkullimit rrugor në Lushnje nuk e kishte marrë në dorëzim këtë rrethrrotullim për shkak të rrezikshmërisë së lartë që paraqiste.
Në një tjetër aksident në aksin Fushë Krujë-Tiranë një grua shtatzënë u plagos pasi u përplas nga një furgon në anë të superstradës./tvklan.al