Fiorentina ishte një nga surprizat e mëdha në fillim të sezonit në Serie A, ku për disa javë rivalizoi për kreun.

Megjithatë skuadra nga Firence po përballet me një krizë rezultatesh, ndërsa nuk njeh fitore prej plotë shtatë ndeshjes.

Ekipi i drejtuar nga Palladino, nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 nga Torino, në sfidën e javës së 21-të në Serie A.

Miqtë luajtën me 10 lojtarë nga minuta e 33-të, kur Dembele u ndëshkua me të kuq. Kean i dha avantazhin Fiorentinës në minutën e 38-të, duke krijuar idenë e një fitoreje të lehtë.

Megjithatë në pjesën e dytë, Torino edhe pse në inferioritet numerik, ia doli të barazojë me Gineitis në minutën e 70-të, me rezultatin që nuk ndryshoi deri në fund.

Me këtë barazim, Fiorentina mban vendin e gjashtë me 33 pikë, ndërsa Torino me 10 pikë më pak mban vendin e 11-të.  /tvklan.al