Shqipëria ka firmosur marrëveshjen me kompaninë austriake “Verbund AG” për ndërtimin e parkut të parë eolik në vend. Lajmin e beri te ditur Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ne “Facebook”.

“Firmosëm sot me Verbund AG, kompaninë austriake, marrëveshjen për ndërtimin e parkut të parë eolik në Shqipëri, i arritur përmes ankandit të zhvilluar, i cili u përmbyll me sukses të plotë pak kohë më parë. Së shpejti do të firmosim edhe dy kontratat e tjera të cilat plotësojnë sasinë maksimale të përfituar nga ky ankand”, – shkruan Balluku.

Klan News