Një mbrëmje e vështirë ishte kjo e premte në “X Factor Albania” për Rigersën. Është shumë e vështirë qoftë për një këngëtar profesionist, qoftë për një artist të ri që është në fillimet e karrierës së tij, të këndojë në studio kur ka probleme shëndetësore.

Por mesa duhet pasioni dhe dëshira për të luftuar deri në fund për atë që ëndërron, të bën që të harrosh çdo dhimbje. Pikërisht këtë bëri Rigersa. Si një profesioniste ajo mposhti dhimbjen e dhëmballës dhe dha maksimumin në skenë. Dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe, sakrifica e saj mori meritat.

“Finale!”, ishte fjala e anëtarit të jurisë Adi Krasta për Rigersën, që e bëri këtë të fundit të mos përmbante lotët.

Rigersa mund t’i lejojë vetes të bëjë ç’të dojë nga pikëpamja shëndetësore. E ka kaluar fazën kur një problem apo çfarëdo, ia kushtëzon këngën. E ke kaluar atë fazë ti, sot dhe përgjithmonë. Bën performancë finalisteje, pse? Sepse e ke këtu (në tru). Është programuar këtu dhe jo me budallallëkun tipik ballkanas, ka aty brenda një thyerje interesante lirie të brendshme. Shumë interesante. Shumë interesante. Këngëtare e mirë shumë, shumë këngëtare e mirë. Finale!,” tha Adi Krasta./tvklan.al