Sali Berisha: “I nderuar president i PPE, Martens. I nderuar presidenti Valesa, kryetarë shtetesh dhe qeverish, kryetarë të partive të PPE. Së pari, dua t’u falënderoj për nderin që më keni bërë për të folur përpara kësaj plateje të nderuar, në këtë eveniment shumë të rëndësishëm për të gjithë Evropën. I drejtohem personalisht presidentit Valesa dhe i bëj një përshëndetje dhe direkte që vjen nga thellësia e shpirtit tim, e përshëndes me një fjalë: Tungjatjeta, që në shqip do të thotë jetë e gjatë. Këtë vit unë kam pasur shumë udhëtime dhe vizita në shumë prej kryeqyteteve të vendeve tuaja, kam takuar kryetarë shtetesh, qeverish, kryetarë partish e të tjerë personalitete të larta të Evropës dhe brenda meje në zemrën tim kam ruajtur këtë mirënjohje të madhe të vendit tim në rrugën e integrimit evropian. Në këtë muaj, në Prill, unë dhe vendi im në Strasburg kemi parë të bëhet realitet ëndrra euroatlantike e Shqipërisë. Shqipëria është bërë anëtare e plotë e NATO-s. Dy ditë më parë ne realizuam një hap shumë të rëndësishëm në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian. Shqipëria dorëzoi aplikimin e saj si vend kandidat për në BE me aprovimin dhe mbështetjen e vendeve dhe qeverive tuaja. Këto arritje janë të mundura falë ndihmës tuaj, asistencës tuaj, mbështetjes tuaj të madhe. Unë kam qenë në pushtet dhe katër vjet më parë. Erdha përsëri në pushtet. Vendi im në atë kohë duhej të përballonte pengesa shumë të vështira, të cilat pothuajse po mbyllnin dyert për projektet e ëndrrave. Krimi i organizuar, korrupsioni, kishin krijuar kufij të pakalueshëm. Unë u premtova qytetarëve shqiptarë se do të ndiqja parimin e luftës me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe do ta rrëzoja atë mur. Unë e realizova atë. Në 16 muaj ne arritëm që të shkatërrojmë mbi 200 grupe të krimit të organizuar, bëmë të mundur që të vendosnim para ligjit qindra kriminelë, anëtarë bandash dhe sot vendi im ka treguesit më të ulët të kriminalitetit se mesatarja e Bashkimit Evropian”./tvklan.al