Arbenita Ismajli është një prej modeleve shqiptare më të ndjekura në rrjetet sociale me një numër mjaft të madh ndjekësish.
Së fundmi, modelja publikoi për ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa poza të reja mjaft provokuese, ku vinte në pah linjat trupore.

Mirëpo krahas fotografive, ajo përdori një mbishkrim të papërshtatshëm në gjuhën angleze dhe menjëherë fotot u fshinë nga Instagrami.

Kjo sepse në bazë të rregullave të reja dhe të përditësuara të Instagramit nuk lejohet që në përshkrimet e postimeve të përdoret fjalor banal.
Pasi Instagrami ia fshiu postimin, Arbenita njoftoi fansat e saj në InstaStory duke bërë të ditur se kësaj radhe i kishte ripostuar fotografitë me mbishkrimin e rregulluar./tvklan.al