Akuzohet për armëmbajtje pa leje. Pushohet akuza për dy personat që e shoqëronin
Prokuroria e Kukësit ka përfunduar hetimet për Fjolla Morinën. Këngëtarja, e cila u arrestua në Shtator të këtij në pikën Kufitare të Morinës, do të përballet në Gjykatë me akuzën e armëmbajtjes pa leje.
Sa i përket dy personave që ndodheshin në automjet me të, i dashuri biznesmen Fisnik Sylaj dhe Fitim Muji, për ta autoritetet vendosëm pushimin e akuzës.

Dosja ndaj këngëtares tashmë ka kaluar tek gjykatësi paraprak dhe pritet caktimi i datës së gjyqit.
Fjolla Morina u arrestua nga Policia Kufitare në Morinë më 19 Shtator, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, brenda në çantën e saj të dorës u gjet një pistoletë./tvklan.al