Këngëtarja e njohur Fjolla Morina kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes pasi u kap me armë në Morinë. Ajo është detyruar të qëndrojë me arrest shtëpie deri në një vendim të ri nga Gjykata.
Së fundmi artistja ka publikuar një video në Instastory së bashku me të dashurin e saj, ku nuk ka preferuar t’ja zbulojë identitetin.
Në këtë video ajo shkruan zemra ime dhe e quan mbret. Rikujtojme se pas arrestimit të Fjollës dolën fjalë se ajo ishte në një lidhje dashurie me biznesmenin Fisnik Syla, por këto fjalë u mohuan nga këngëtarja. /tvklan.al