Një 28-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga policia pasi dyshohet se publikonte në internet video me përmbajtje pornografike me të mitur. Rasti në fjalë u zbulua nga sektori i Hetimit të Krimeve Kibernetike gjatë monitorimit të rrjeteve sociale si Instagram apo WhatsApp.
Më pas, përmes verifikimeve të impulseve dhe qelizave telefonike të llogarive ku postoheshin këto materiale pornografike, me protagonistë të miturit, u arrit të identifikohej 28-vjeçari.
I riu mësohet se pasi arrinte të siguronte videot, i shpërndante ato në rrjete sociale përmes telefonit të tij që tashmë është sekuestruar dhe do i nënshtrohet ekspertimit kibernetik.
Nisur nga ky rast krimi kibernetik po vijon hetimet për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, si dhe për të kuptuar qëllimin e publikimit.
Tv Klan