Një njësi akomoduese është përfshirë nga flakët e zjarrit mbrëmjen e kaluar në fshatin Kallmet të Lezhës. 

Korrespondenti i Klan News, Martin Marku raporton se ajo shërbente si dhomë pushimi, ndërsa ishte e ndërtuar kryesisht me pjesë druri.

Pavarësisht mbërritjes së forcave zjarrfikëse, zjarri u përhap me shpejtësi si pasojë e erës së fortë duke djegur plotësisht njësinë akomoduese.

Sipas burimeve, dëmet janë të mëdha nga zjarri i rënë, ndërsa ende nuk dihet shkaku i flakëve./tvklan.al